Gold Ag e ka gati njërën prej shumë këngëve që do të vijnë nga ai (Video)

Një ditë më parë, Gold Ag njoftoi përmes rrjetit social Facebook se është në përgatitje të shumë këngëve të cilat do të publikohen së shpejti.

Bëhet fjalë për afër 10 këngë të cilat këngëtari veç ka filluar t’i përgatisë, njofton Klan Kosova.

Ai tash ka publikuar edhe një video në Instagram me anë të së cilës ka treguar se njëra prej këngëve veç është në përfundim.

Në video, këngëtari shihet duke kënduar në studio, por videoja nuk ka zë, duke e lënë kështu befasi për të gjithë fansat e tij.

Kënga e fundit e publikuar nga Arian Agushi, është bashkëpunimi me Kaltrina Selimin.

goldagabre