Guardiola: Messi ka vizion radioskopik

Pep Guardiola nuk ka një plan për ta ndalë Lionel Messin, edhe po ta kishte, nuk mund t’ia arrijë këtij qëllimi

Manchester City pret të martën mbrëma Barcelonën në ‘Etihad Stadium’, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

Por, problemi më i madh për trajnerin spanjoll Pep Guardiola, mbetet Lionel Messi, i cili shënoi het’trick në ndeshjen e parë në Camp Nou, ku Barcelona triumfoi 4:0.

Ai nuk ka një plan për ta ndalur argjentinasin, të cilin e ka vlerësuar lartë para sfidës në ‘Etihad Stadium’.

“Messi e kalon ndeshjen duke bërë radioskopi mentale të çdo hapësire, të çdo momenti, të gjithë lojtarëve”, tha fillimisht Guardiola.

“Duket sikur ecë nëpër fushë, duket sikur është i vetëm – i pavarur. Apo kur i sheh mbrojtësit që e shikojnë, bredh në hapësirën e vetë . Ta shikosh duke luajtur, Messi duket sikur po ecë dhe mbase ai është lojtari i vetëm në ligën e Spanjës që vrapon më së paku, por ku e ka topin në pronësi, ai di kohën, hapësirën dhe se kush ku ndodhet, më pas boom (gooo])”, ka deklaruar më tej Guardiola.