Interi nuk ia del përsëri, mposhtet nga Sampdoria (Video)

Interi po vazhdon me formën negative që po e ndjek këtë sezon.

Skuadra e De Boer është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 11-të të Serie A.

Golin e kësaj ndeshje e shënoi Fabio Quagliarella në fund të pjesës së parë.

Pas kësaj ndeshje, De Boer rrezikon seriozisht vendin e trajnerit ku pas 11 javëve pozicionohet në gjysmën e dytë të tabelës me vetëm 14 pikë.