Ja çfarë thotë kapiteni i Heerenveen pas supergolit të Arbër Zenelit (Video)

Arbër Zeneli ka shkëlqyer në Holandë për skuadrën e tij Heerenveen

Heerenveen ka marrë një pikë në xhiron e 11’të në Holandë, duke barazuar 2:2 me liderin, Feyenoordin. Ky barazim erdhi falë supergolit të anësorit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili shënoi në minutën e 60’të.

Kapiteni i Heerenveen, Stijn Schaars, ka thënë se nuk është aspak i befasuar me golin e bukur të Zenelit.

“Nuk jam i befasuar me golin e tij. Ne kemi lojtarë në skuadër që mund të shënojnë gola të bukur jashtë zone e po ashtu edhe në aksioni individuale, këtë e pamë edhe sot”, tha Stijn Schaars.