Ja çfarë thotë Montella pas konfliktit me Baccan (Video)

Vincenzo Montella thotë se nuk ka asnjë problem me Baccan

Sulmuesit Carlos Bacca është shprehur i nervozuar kur trajnerit Vincenzo Montella e largoi atë nga loja ndaj Pescaras në minutën e 84’tër. Kolumbiani nuk ia dha dorën ashtu siç duhet Montellas, teksa shprehu haptazi hidhërimin e tij për këtë zëvendësim.

Por, trajneri i Milanit, tha se nuk i kushtoi shumë vëmendje gjesteve apo edhe fjalëve që tha.

“Të them të drejtën nuk i kushtova shumë vëmendje”, deklaroi fillimisht Montella për ‘Premium Sport HD’. “Kam parë edhe më keq nga lojtarët e mi. Do të shohim se çfarë tha kur të takohem me të”.

“Nga ana ime, s’ka asnjë problem. Më duhet të komplimentojë Luiz Adrianon për kontributin që dha kur zëvendësoi Baccan. Bacca bëri punën e tij. Ai punoi shumë, natyrisht është dashur t’i shfrytëzojë më mirë rastet që kishte, por kjo nuk paraqet problem”, shtoi Montella.