Lewandowski zhgënjen Real Madridin

Robert Lewandowski thotë se është afër rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ia ka bërë të ditur Real Madridit se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Alianz Arena’.

Pas fitores 3:1 kundër Augsburgut, ku Lewandowski shënoi dy herë për t’i dhënë fund mungesës së golave në pesë ndeshje radhazi në Bundesligë, tha se shumë shpejtë do të vije zyrtarizmin për rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë.