Marramendëse, mësoni sa para fiton Bale në sekondë, minutë, orë, ditë dhe vit pas rinovimit me Realin

Real Madridi ka njoftuar se ka rinovuar me Gareth Bale deri në vitin 2022. Rinovimi për gjashtë vitet e ardhshme ‘e mbuloi’ uellsianin me para.

The Guardian raporton se me kontratën e re Bale fiton 388 mijë euro në javë pa taksa (me taksa 665 mijë euro), apo 166 milionë euro në gjashtë vitet e ardhshme.

Rinovimi i Bales: Klauzolë dhe fitime marramendëse, por statistikat tregojnë se uellsiani i meriton të gjitha këtoRinovimi i Bales: Klauzolë dhe fitime marramendëse, por statistikat tregojnë se uellsiani i meriton të gjitha këto

Në rast se këto shifra janë të vërteta, Bale është sportisti më i paguar, por nuk duhet harruar se rinovimi i Cristiano Ronaldos nuk ka ardhur ende, ndërsa portugezi aktualisht në javë fiton 326 mijë euro.

Bale fiton pa taksa: 64 centë për sekondë, 39 euro për minutë, 2310 euro në orë, 55.429 euro në ditë, 1.6 milion euro në muaj dhe 19 milionë euro në vit.

Të jemi të qartë, paga e tij vjetore është 34.6 milionë euro bruto, ndërsa pas tatimeve, ai përfiton neto (para të pastra) 19 milionë euro,

A e dini se sa përfiton CR7 në sekondë, minutë, orë, ditë dhe vit (Foto)A e dini se sa përfiton CR7 në sekondë, minutë, orë, ditë dhe vit (Foto)

Ndërsa klauzola e tij së bashku me taksat është një miliard euro.

Në rast se ju do të ishit Bale për pak më shumë se gjysmë ore do arrinit të blinit një Iphone 7, (590 euro, vlera zyrtare në SHBA), Samsung Galaxy S7 Edge S7 (714 euro, vlera zyrtare në Evropë).

Vetëm mendojeni, ky lajm për ta lexuar ju ka marrë kohë rreth një minutë e gjysmë dhe deri sa ju e keni lexuar, Bale ka fituar 60 euro