Modelja e njohur Afërdita Dreshaj SHOKON me veshjen në dasmë (Foto)

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, siç edhe ndodh zakonisht, periudhën e vjeshtës dhe dimrit e kalon në Amerikë larg trojeve shqiptare.

Atje përpos punëve dhe rutinës së përditshme, bukuroshja po gjen kohë edhe për dasma.
E shoqëruar nga nëna dhe motra e saj, Afërdita ka marrë pjesë në një aheng në të cilin falë veshjes, besojmë se e ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithëve.

Dreshaj kishte zgjedhur një fustan të kuq i cili në pjesën e gjoksit deri tek fyti të vendosur kishte gëzof të dhelprës, që ka habitur jo pak ndjekësit në rrjete sociale.

Ndryshe, duket se përkundër kritikave të vazhdueshme nga animalistë që kërkojnë ndaljen e abuzimit me kafshë materialet e tilla tashmë kanë hyrë pakontestueshëm në trend.

Pak kohë më parë, Tuna me veshjet e saj nga brendi KTZ shkaktoi polemika në rrjete sociale kur kishte të vendosur rreth qafës gëzofin e dhelprës me gjithë kokë.