Mourinho u përjashtua për herë të 13 në karrierë

Jose Mourinho është përjashtuar nga një ndeshje për herë të 13 në karrierë. Ai u përjashtua edhe ndaj Burnley, i cili më pas nuk doli të flasë para gazetarëve pas barazimit 0:0 në ‚Old Trafford‘

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka filluar të bëjë te Manchester Unitedi atë që bënte në Itali te Interi, Spanjë te Real Madridi, po ashtu edhe Angli te Chelsea.

Ai u përjashtua nga ndeshja me Burnley, që ishte hera e 13 në karrierë. Kjo i kishte ndodhur te Reali, Interi e Chelsea. Sipas Daily Mail, Mou u përjashtua pas protestave të vazhdueshme ndaj gjyqtarit Mark Clattenburg në tunel.

Pas ndeshjes, Mourinho nuk foli për media, këtë e bëri asistenti i tij, Rui Faria, i cili kërkoi nga tifozët që të kenë besim pasi sipas tij ‘rezultatet do të vijnë

“Ne besuam. Kur në fushë lojtari më i mirë i tyre është portieri, ju gjithmonë besoni se goli do të vijë përgjatë 90 minutave, por nuk erdhi“, tha fillimsiht ai.

„Ne duhet të shikojmë para dhe të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë të luftojmë pasi rezultatet do të vijnë, do të kemi ditë më të mira”, shtoi asistenti i Mourinhos.