Statistikë e tmerrshme e Mourinhos

Jose Mourinho po kalon momente shumë të vështira në Manchester United

Trajneri portugez, Jose Mourinho assesi të këndellet dhe të marrë rezultate të mira në Premierligë.

Mourinho edicionin e kaluar kishte pas statistika të tmerrshme me Chelsean, ndërsa hiç më mirë nuk është as në Manchester United.

Në 29 ndeshjet e fundit me Chelsean dhe Unitedin në Premierligë, Mourinho ka fituar vetëm 9 ndeshje, apo vetëm 31 për qind, statistikë kjo shumë e ulët.

Kujtojmë se pas 10 ndeshjeve të para, Unitedi renditet vetëm në vendin e 8 me 15 pikë, apo 8 më pak se sa City, Arsenal dhe Liverpool.