Ferguson: Ronaldo-Messi-Griezmann, ky futbollist e fiton Topin e Artë

Sir Alex Ferguson ka thënë se Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë.

Në një intervistë për mediat spanjolle veterani skocez jep argumentet pse duhet të fitojë 31-vjecari luzitan.

“Viti 2016 ka qenë fantastik për Ronaldon. Sukseset e tij janë të paarritshme, kaloi një vit të mrekullueshëm, duke fituar Champions Leaguen me Realin dhe kampionatin Europian me Portugalinë. Nuk mund të mendoj që dikush tjetër të marrë trofeun e “Topit të Artë.”

Ferguson është personi që ka parë nga afër zhvillimit e talentit portugez, i mbërritur te Manchester United vetëm 17-vjeç.

Gjatë eksperiencës së tij te “Djajtë e Kuq”, Ronaldo ka fituar tre tituj radhazi të Premier Leagues në vitet 2007-2009, një Champions League në 2008-ën dhe një Botëror për klube po në këtë vit.

“Konfirmimi i tij si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk ka qenë surprizë. Kam mësuar ta njoh që kur ishte 17-vjec dhe kam parë se si është rritur profesionalisht. Janë disa talente të futbollit të destinuar për t’u bërë të mëdhenj, por një faktor thelbësor është etika e punës që të bën një lojtar të kompletuar. Edhe në moshë shumë të re ishte shembull për të gjithë te Manchester United.”