“Lejla” e Elvana Gjatës thyen rekord 3 milionë klikime (Video)

Ka kaluar një javë që prej publikimit të bashkëpunimit mes Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, dhe treshja ka kapur më shumë se 3 milionë klikime në Youtube. Kënga e tyre “Lelja” ka rezultuar mjaft e suksesshme, duke arritur një rekord shikimesh.

Kënga tashmë është bërë hit dhe po dëgjohet gjithandej. Një këngë dhe tekst mjaft i gjetur ky nga artistët.

Kujtojmë se “Lejla” nënkupton kartëmonedhën e 500 euroshit. Me siguri që pas gjithë këtyre klikimeve, treshja Elvana Capital T dhe 2po2 po “lujn me lejla”.