Shaqiri është gati për ndeshjen me Swansean(Foto)

Xherdan Shaqiri është gati për takimin në mes të Stoke Cityt dhe Swansea Cityt.

Stoke i Shaqirit e pret sonte me fillim nga ora 21.00 Swansean në “Britannia Stadium”, në ndeshjen e fundit të xhiros së 10-të në Premierligë.

Ylli kosovar është shprehur i gatshëm për këtë takim, duke “kërcënuar” kundështarin përmes një postimi në Facebook.

“Sonte ndeshje e madhe kundër Swansea”, ka shkruar Shaqiri në Facebook-un e tij.

Shaqiri javën e kaluar shënoi dy supergola me Stoke në udhëtim te Hull City.