Wenger tregon nese Arsenali ka kualitete për të fituar titullin

Arsene Wenger beson se muaji nëntor do të jetë vendimtar për Arsenalin për të kuptuar nëse janë kandidatë serioz për titull

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Nëntori është muaj vendimtar për Arsenalin, për të kuptuar nëse me të vërtetë janë kandidatë serioz për ta fituar titullin e Premierligës këtë edicion, të cilët gjenden në pozitën e dytë në renditje me pikë të barabarta me Manchester Cityn që mban pozitën e parë.

Gjatë muajit nëntor, Arsenali do të përballet me Tottenham, Manchester United, Southampton dhe Bournemouth.