Man United iu rikthehet fitoreve (Video)

Manchester Unitedi iu është rikthyer fitoreve në Premierligë, pasi mposhti 3:1 Swansean në xhiron e 11’të

Pas tri barazimeve dhe një humbje, Manchester Unitedi i Jose Mourinhos iu është rikthyer fitoreve.

‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë tre pikë në xhiron e 11’të në Premierligë, pasi mposhtën si mysafirë Swansean 3:1.

Golat për Manchester Unitedin i shënuan Paul Pogba dhe dy të tjera Zlatan Ibrahimovic, derisa për vendasit shënoi Mike van der Hoorn.

Pas kësaj fitoreje, Unitedi ngjitet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara, tri më pak se Tottenham që gjendet në zonën e garave Evropiane.