Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Leganesit

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës me rezultat 3-0 ndaj Leganesit në Santiago Bernabeu.

Ekipi mbretëror u paraqit në fushë me një formacion solid, ku mungoi vetëm Benzema në sulm, i cili u zëvëndësua nga Morata.

E mungesa e Benzemas nuk u vërejt aspak në këtë takim.
Pas një kundërsulmi në minutën e 38-të ishte Bale ai që realizoi për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë nga afërsia sërish bAle u gjend më së miri për të shënuar për 2-0 (45+1’).

Në pjesën e dytë Morata shtoi edhe një gol në vazhdën e dominimit, me asistim të Toni Kroos (76’).

Rezultati 3-0 ishte përfundimtar dhe me këtë fitore REal Madridi përforcon kreun në La Liga me 27 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shuëm se Barcelona që sonte i shkon Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan.