Mediat italiane kryqëzojnë Etrit Berishën

Pas ndeshjes që Kombëtarja jonë humbi me rezultatin 3-0 kundër Izraelit mbrëmë në “Elbasan Arena”, mediet italiane kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë dhe ata që u paraqitën dobët në fushë.

Rezultati nuk lë vend për diskutime, ndaj ata që dështuan, natyrshëm vijnë nga radhët e kuqezinjve.

Sipas ueb-faqes italiane “Tuttomercatoweb.com”, Berat Gjimshiti, Etrit Berisha dhe Azdren Llullaku ishin futbollistët më të dobët të takimit. Këto janë komentet për secilin prej tyre:Gjimshiti – Trondit përjashtimi i tij në pjesën e parë. Dalja me karton të kuq kushtëzon lojën e shokëve të tij në pjesën tjetër të ndeshjes.

Berisha – Çfarë gabimi në pjesën e dytë! Bie pre e provokimit të Zahavit dhe e lë ekipin me nëntë lojtarë. Gabim i rëndë.Llullaku – Zhgënjen, nuk arrin të shfaqet rrezikshëm në depërtimet nga krahu dhe të ndalë avancimin e kundërshtarëv