Kryeprokurori Sylë Hoxha: Astrit Dehari u vetëvra

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha në një konferencë për media ka thënë se ekzaminimet e kryera eliminojnë çdo mundësi për ndërhyrje të jashtme.

Të gjitha provat siç thotë ai demonstrojnë se Dehari është vetëvra.

Sipas Hoxhës, nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje me faktor të jashtëm e që rezulton në lëndimin apo dëmtimin fizik të të ndjerit Astrit Deharit, andaj, tha Hoxha, të gjitha provat dhe ekzaminimet demonstrojnë se ky rast është vetëvrasje.

Përdorimi i barërave dhe drogës, tregon Hoxha, kanë dalë negative. Deri sa, tha ai, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të cilat kanë rezultuar të jenë origjinale.

Hoxha këtë konferencë e ka mbajtur pas raportit të autopsisë së Astrit Deharit i cili iu dorëzua sot avokatit të familjes Dehari, Tome Gashi. Ky i fundit e ka vlerësuar raportin si jo të besueshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply