Të paktën 27 të vrarë nga sulmet ajrore në Alepo

Të paktën 27 civilë u vranë sot nga sulmet ajrore dhe bombardimet e regjimit sirian në lagjet rebele të Alepos.

Kështu ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, teksa ofensiva e ushtrisë siriane e mbështetur nga avionët rusë ka hyrë në ditën e pestë.

“Gati asnjë lagje në lindje të Alepos nuk është kursyes nga bombardimet e regjimit të zhvilluara sot”, njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtori i Obeservatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut.

Be the first to comment

Leave a Reply