Salihaj: Elektorati i thjeshtë i PDK-së ishte viktimë e „komandantëve“

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim  ka thënë se zgjedhje të reja po kërkon me ngulm PDK-ja, e cila tashmë është në panik nga arrestimet e pranverës nga Gjykata Speciale dhe i kërcënohet kësisoj shpërbërja, meqë, sipas tij, të gjithë ata që e kanë iniciuar dhe krijuar këtë parti, e që u thirrën në vlerat e luftës, ishin banda dhe profiterë.

Ai shtoi se elektorati i thjeshtë i kësaj partie ishte viktima, ngase ai u manipulua plotësisht për interesat e „komandantëve“ të PDK-së. „Ndaj, opozita duhet t’i hapë sytë mirë dhe ta shohë se përse tash edhe PDKja po kërkon zgjedhje me kaq nguti dhe të mos bijë në grackën e saj, ndërsa nëse opozita vërtet ka për qëllim që ta shkatërrojë krimin e organizuar, atëherë nuk është momenti për të shkuar në zgjedhje. Zgjedhjet duhet të mbahen në verë ose vjeshtë të vitit të ardhshëm, atëherë kur skena politike do të dëliret deri-diku nga fundërrinat e krimit të organizuar. Ndërkohë, LDK-ja nuk ka asnjë arsye të ngutet, duhet të deklarohet qartë kundër zgjedhjeve në pranverën e vitit të ardhshëm, sepse kjo do të ishte kundër interesave të saj dhe të Kosovës“, është shprehur Salihaj.

Be the first to comment

Leave a Reply