Kujt i thotë Jennifer.Lopez “Më harro dhe largohu”? [VIDEO]

Ka vetëm pak ditë që kënga më e re e J.Lo dhe Marc Anothony është publikuar dhe ka diçka që na intrigon.

Fakti që ish bashkëshorti i saj është pjesë e kopertinës të albumit dhe në një duet me të, po na bën të mendojmë që diçka po ndodh sërish mes tyre, pa përmendur dhe atë puthjen në buzë që ndanë në skenën e Latin Grammy Awards. Gjithsesi, t’i rikthehemi këngës. “Olvidame y Pega la Vuelta” quhet dueti të cilën Jennifer e ka kënduar me kaq passion sa të bën të dashurohesh edhe më shumë me vokalin e saj kur këndon në spanjisht. Nëse nuk e keni dëgjuar ende, mos e humbisni!

Be the first to comment

Leave a Reply