Pas tradhtisë, e dashura e braktis Arda Turan

Miqësia pesëvjeçare mes Aslıhan Doganit dhe Arda Turanit, në maj të vitit 2015 u shndërrua në dashuri. Por, fundit të lidhjes së tyre ia ka dhënë bukuroshja turke. Megjithëse janë parë si një çift i lumtur dhe raportohej se po bëhen gati për martesë – ata i japin fund romancës së tyre njëvjeçare. Javën e kaluar, Aslihan kishte udhëtuar për në qytetin e Barcelonës për të mbledhur të gjitha gjërat personale dhe u kthye në Stamboll të Turqisë. Mediat turke raportojnë e gjithë kjo ka ndodhur pas publikimit të mesazhe të nxehta mes futbollistit të Barcelonës dhe Ish Miss Turqisë, modeles 39 vjeçare Ebru Sanli. Ndryshe, as Arda as Sanli nuk i kanë mohuar mesazhet dhe raportimet e mediave rozë turke.

Be the first to comment

Leave a Reply