Ja ku do të luhet ndeshja Itali – Shqipëri (Foto)

Italia do ta presë Shqipërinë në “Renzo Barbera” të Palermos, në mbrëmjen e 24 marsit, në ndeshjen e radhës eliminatore për Kupën e Botës.

Italia, që është kokë e Grupit G me 10 pikë, po aq sa edhe Spanja, kthehet në luajë në Palermo pas 1 viti e gjysmë nga suksesi që arriti me Bullgarinë, në fushatën eliminatore të Euro 2016.

Palermo ka qenë një qytet me fat për kombëtaren italiane, ku në 13 ndeshjet e luajtura numërojnë 11 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, atë me Kroacinë në vitin 1994.

Shqipëria dhe Italia kanë vetëm një përballje në historinë e tyre, atë të 18 nëntorit 2014, në miqësoren e luajtur në Xhenoa, ku ‘azzurrët’ fituan me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ai takim mbahet mend për emocionet e mëdha që solli, me tifozët shqiptarë që mbushën stadiumin në Xhenoa dhe në kor kënduan të dy himnet, italian dhe shqiptar.

12_1480090899-7920585

11_1480090906-5163157

Be the first to comment

Leave a Reply