Serbia në panik: Shqiptarët nisin krijimin e ‚Shqipërisë së Madhe‘ (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me Unionin e Komunave Shqiptare në rajon, pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në Tiranë.

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni.

Unionin e komunave përveç kryeqytetit shqiptar, e përbëjnë edhe Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

Pas raportimeve të B92, Tanjug dhe Blic, e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” për numrin e nesërm e ka në ballinë momentin e nënshkrimit të këtij Memorandumi.

“Pas flamurit po modelojnë ‘Shqipërinë e Madhe’”, është titulli kryesor i kësaj gazete.

gazeta1

gazeta2

Be the first to comment

Leave a Reply