I shpëtoi tragjedisë, portier i Chapecoense mbetet i gjymtuar (Foto)

Jakson Ragnar Follmann, portierit të mbijetuar të Chapecoense, iu është amputuar këmba

Portieri brazilian, Jakson Ragnar Follmann, një nga gjashtë të mbijetuarit e aksidentit të avionit ku po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit Chapecoense,  ka humbur njërën nga këmbët.

Amputimi i gjymtyrës u pa i domosdoshëm nga doktorët raporton SporTV.

Familjarët, në deklarata për këtë televizion brazilian, janë shprehur të lumtur që Follmann vazhdon të jetojë.

“Në një aksident ajror, mundësia për të mbijetuar është pothuajse zero. Është mrekulli e Zotit që djali im është gjallë akoma”, u shpreh babai i futbollistit.

583dc9714c981_1480496010-366957

follmann_1480496010-6107856

Be the first to comment

Leave a Reply