Reali lehtësisht kalon tutje në Kupën e Mbretit

Real Madridi ka kaluar lehtë në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit në Spanjë.

Pas fitores 7 me 1 si mysafire në ndeshjen e parë, “Mbretërit” fituan 6 me 1 si vendas ndaj Leonesas për të kaluar tutje.

Mariano Diaz hapi serinë e golave në minutën e parë. James Rodriguez shënoi për 2 me 0 në minutën e 23-të, ndërsa Diaz me golin e dytë personal tre minuta para mbylljes së pjesës së parë trefishoi epërsinë e madrilenëve.

Në fund të pjesës së parë Gonzales ngushtoi rezultatin në 3 me 1, para se Enzo, djali i trajnerit Zinedine Zidane, të shënonte për 4 me 1 në minutën e 63-të.

Be the first to comment

Leave a Reply