Forcat qeveritare tani kontrollojnë 60 për qind të Aleppos lindore

Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre e kanë marrë nën kontroll qarkun Tariq al-Bab në Alepon lindore, informacion ky i ndarë nga qeveria dhe organizata me seli në Londër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Avancimi i arritur më 3 dhjetor nënkupton se qeveria tani ka rreth 60 % të Alepos lindore nën kontroll, të rimarrë nga rebelët anti qeveritar. Qeveria e Bashar al Assadit tani ka nën kontroll një rrugë kyqe në mes të pjesës perëndimore të Alepos dhe aeroportit të qytetit, të dyja pra nën kontrollin e regjimit.

Ndërkohë, në Moskë, më 3 dhjetor, zëdhënësi i ministrisë rusë të mbrojtjes, Igor Konashenkov, e ka kritikuar ashpër Britaninë e Madhe pse nuk ka ofruar ndihma për civilët në qytetin sirian ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Përgjatë viteve të luftës në Siri, Mbretëria e Bashkuar nuk ka ofruar asnjë gramë të miellit, apo ilaçe e as një batanije të vetme për të ndihmuar civilët”, ka thënë ai.

Komentet e Konashenkovit janë bërë një ditë pasi zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May, është cituar duke thënë se Rusia është duke penguar dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Alepo

Be the first to comment

Leave a Reply