Statistikat e përdoruesve të lëndëve narkotike në Kosovë

Për konsumimin e lëndëve narkotike, nga ana e qytetarëve të Kosovës, thuajse ka raportime çdo ditë.

Mirëpo edhe konfiskimet që Policia kryen ç’do ditë nuk janë të vogla. Bazuar në të dhënat e raportit të Policisë,për vlerësimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar, vetëm gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar 462 kg të llojit marihuanë.

9.6 kg të llojit heroinë, 0.054 kg kokainë, 265 kg ekstazi, 2 mijë e 557 kg kanabis, 141 fara kanabisi, janë llojet e lëndëve narkotike që Policia ka konfiskuar gjatë vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.

“Bazuar në trendët në nivel global dhe rajonal të prezencës së llojeve të drogave të ndryshme sintetike, ekziston dyshimi që këto lloje të drogave të jenë prezentë edhe në tregun kriminal të Kosovës, megjithatë bazuar në të dhënat e Institucioneve të sigurisë dhe institucioneve shëndetësore, duke përfshirë edhe Organizatat Jo qeveritare edhe më tutje vazhdojnë të dominojnë drogat e zakonshme si Heroina, Kokaina, Mariuhana, Extasy”, thuhet në raport.

Ndërsa bazuar në të dhënat e organizatës joqeveritare “Labyrinth”, e cila përkujdeset për personat e varur nga lëndët narkotike, që nga viti 2002 janë trajtuar 1084 persona.

Në Kosovë thuhet se ka mungesë gjithëpërfshirëse të të dhënave mbi numrin e përdoruesve apo  abuzuesve të lëndëve narkotike.

“Numri i përdoruesve apo abuzuesve të lëndëve narkotike sillet prej 15.000 – 30.000 apo shprehur në përqindje me numrin e përgjithshëm të popullatës në Kosovë 0.8% – 1.6%, prej të cilëve mes 5000 – 6000 apo shprehur në përqindje me numrin e përgjithshëm të popullatës  në Kosovë 0.27% – 0.33% vlerësohet të jenë përdorues të drogave në mënyrë intravenoze” ./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply