Ankohet kandidati i AKR-së: KQZ-ja po saboton emërimin e vëzhguesve tonë

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi, ka dërguar një komunikatë për media, ku ankohet se Komisioni Qendror Zgjedhore ka sabotuar emërimin e vëzhguesve të partisë së tij.

“KQZ-ja ka sabotuar procesin e emërimit të vëzhguesve të AKR-s, për këtë arsye procesi i votimit ka filluar me probleme të mëdha”, thotë Thaçi.

“AKR-ja me kohë ka dorëzuar listën e vëzhguesve, mirëpo zyrtarja përgjegjëse në KQZ, që dihet botërisht se është simpatizante e PDK-së, nuk i ka certifikuar mbi dhjetëra vëzhgues të partisë sonë”.

“Kjo është bërë qëllimisht që qendrat e votimit dhe vendvotimet të jenë të pa mbuluara me vëzhgues të AKR-së”, pretendon Thaçi.

“Shtabi elektoral i AKR-së në Drenas, dyshon se kjo është bërë me qëllim që më lehtë t’i mundësohet partisë në pushtet të keqpërdoren votat e elektoratit të Drenicës”.

“Për arsyet e moscertifikimit të vëzhguesve të AKR-së, edhe pse kemi kërkuar sqarime me shkrim, KQZ-ja nuk na ka dhënë asnjë sqarim deri më tani.

AKR-ja në Drenas është shumë e shqetësuar për procesin e votimit që është duke ndodh pasi që në shumë fshatra, pra qendra të votimit janë të pambuluar me vëzhgues të AKR-së”.

Be the first to comment

Leave a Reply