Nisma: PDK-ja po shpërndanë para për vota në Komoran

Nisma për Kosovën, Dega në Drenas ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se po shpërndan mjete financiare në këmbim të votës së qytetarëve, për kandidatin e tyre për Drenasin,  Ramiz Lladrovci.

Kështu ka thënë për Periskopin, sekretari për informim i Nismën në Drenas, Qendrim Krasniqi.

“Në Komoran disa zyrtarë janë duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës”, ka thënë ai.

Ai  ka thënë se disa zyrtarë të PDK-së janë duke bërë presion te qytetarët të cilët kanë dqal për të votuar.

Sipas tij në vendvotimet “Hasan Prishtina”  në Llapushnik, dhe në shkollën “Xheladin Gashi”, zyrtarët e PDK-së kanë dal nga këto vendvotime për t’i pritur votuesit dhe për t’u bërë presion që të votojnë për Ramiz Lldrovcin.

Ai ka thënë se në fashtin Negroc, presion te votuesit  është parë duke bërë edhe deputetja e PDK-së Sala Berisha-Shala./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply