Si ta zhdukni celulitin

Celuliti nuk është vetëm një problem thjesht estetik, por edhe shëndetësor. Mjekët specialistë tregojnë se paraqiten tre faza të shfaqjes së celulitit:

Faza e parë (ose celuliti edmatosa) është faza fillestare, me ndalimin e lëngjeve në indin dhjamor në zona të vogla si në nyejt e këmbëve, te kofshët dhe krahët.

Ngecja e lëngjeve dhe akumulimi i ujit dhe yndyrës në qelizat gjeneron enjtje (edemën), por është e vështirë që të shihet ky lloj celuliti me sy, sepse lëkura është ende e ngushtë dhe elastike.

Mund të ndjehet vetëm një ndjesi rëndese te gjymtyrët, megjithatë, duke shtypur lëkurën me gisht nuk duket “gjurmë gishtash”.

Faza e dytë (apo celuliti fibrozë) tashmë fillon të bëhet i dukshëm në lëkurë me pamje tipike në “lëvozhgë portokalli”. Shikohen kapilarë të fryrë dhe lëkura bëhet më e kuqe kur është e ngjeshur me majat e gishtave.

Faza e tretë (celuliti sclerotica ) është ajo e lëkurës që ndryshe quhet “dyshek”: gungat e yndyrave janë më të mëdha në numër dhe më të dhimbshme në të prekur.

Shkaqet e celulitit janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme.

Edhe stresi, duke ndryshuar nivelin e hormoneve, nxit shfaqjen e celulitit.

Këshillohet ngrënia e frutave dhe perimeve, eliminimi i kripërave dhe reduktimi i pirjes së duhanit dhe alkoolit.

Kripa është armiku numër një për anti-dietën celulit.

Natriumi ruan ujë brenda indeve duke parandaluar shkëmbimin e duhur të lëngjeve ndërmjet qelizave dhe jashtë tyre.

Ndaj nga mjekët  këshillohet të:

Mos vendosi kripë direkt në pjatë, por e shtoni vetëm në gatim. Gjithmonë i kushtoni vëmendje etiketave të produkteve ushqimore, sidomos të atyre ushqimeve që prezantojnë kripën si përbërës i parë (gjithashtu edhe variantet e saj, të tilla si klorur natriumi, fosfat monosodium, bikarbonat natriumi apo glutamatat natriumi)

Shmangni ushqimet shumë të kripura, sallamrat, djathërat e yndyrshëm, të skuqurat, konservat, pijet e ëmbla, alkoolin, kafen (jo më shumë se tre në ditë), çajin e fortë.

Shmangni ushqimet e konservuara

Zgjidhni gatimin (me avull, zgarë)

Hani fruta të pasura në vitaminë C dhe antioksidantë

Hani më shumë perime, të cilat kanë pak kalori

Në qoftë se ne nuk mund të eliminojmë atë tërësisht, megjithatë do të shohim përmirësime të mëdha.

Çdo natë përpara se bëni dush: në një vaskë me ujë të ngrohtë (32 gradë celsius maksimumi), shtoni një kile kripë kuzhine dhe 5 pika vaj kanelle. Qëndroni rreth tre çerek ore.

Mënyra e dytë: Aplikoni një shtresë balte detare (të pasur me alga deti, jod) që eliminon lëkurën si lëvozhgë portokalli dhe largon ujërat.

Rezultatet do të flasin vetë!

Be the first to comment

Leave a Reply