Si ta mbrojmë lëkurën nga i ftohti?

Pastrimi i fytyrës dy herë në ditë është i domosdoshëm për personat që kanë kontakte të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, ndërsa për personat më pak të ekspozuar ndaj të ftohtit mjafton vetëm një herë në ditë /zeri

I ftohti është element shumë i dëmshëm për lëkurën, duke krijuar çarje, irritim dhe kruajtje. Për të shmangur ndikimet negative që jep kjo stinë dhe për të mbajtur sa më mirë lëkurën, më poshtë po ju japim disa këshilla shumë të vlefshme dhe ekonomike.

Pini sa më shumë ujë. Është e vërtetë që uji gjatë dimrit nuk na pëlqen shumë, por është shumë e domosdoshme që të konsumohet, pasi shmang dehidratim. Tregoni shumë kujdes me ushqimin.

Lëngjet dhe perimet

Shtoni në tryezën tuaj më shumë acide yndyrore dhe vajra. Pini sa më shumë lëngje frutash dhe konsumoni sa më shumë perime. Gjithashtu është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të konsumoni peshk, vezë dhe arra. Aplikoni shpesh krem ose vajra për trupin dhe fytyrën. Natën mund të përdorni krem me përbërës qumështi ose gjalpi. Vaji i kokosit është shumë i mirë për trupin, ndaj mos hezitoni që ta përdorni. Kushtojini vëmendje të veçantë bërrylave dhe gjunjëve, pasi kanë tendencë që të marrin ngjyrë të errët.

Pastrimi i lëkurës

Pastrimi i lëkurës është shumë i domosdoshëm për stinën e dimrit. Pastrimi i fytyrës 2 herë në ditë është i domosdoshëm për personat që kanë kontakte të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, ndërsa për personat më pak të ekspozuar ndaj të ftohtit mjafton vetëm 1 herë në ditë. Pastrimi i fytyrës gjatë stinës së dimrit është i rekomanduar edhe për fytyrat e yndyrshme. Ndodh shpesh herë që gjatë dimrit të kemi irritim, kruajtje, nxirje të lëkurës dhe kjo ndodh për shkak të dehidratimit të tepërt të lëkurës. Aplikoni menjëherë kremin dhe me anë të mollëzave të gishtave masazhojeni ngadalë lëkurën.

Kujdes nga ekspozimi nga dielli

Gjatë dimrit lëkura sidomos e fytyrës ka tendencë që të marrë ngjyrë të errët, kjo ndodh për shkak se na pëlqen që të ekspozohemi gjatë kësaj stinë në diell. Kujdes! Dielli i kësaj stine është shumë i dëmshëm për lëkurën tonë, ndaj rekomandohet që të përdoret krem kundër diellit. Duhen shmangur në mënyrë kategorike kalërimi dhe udhëtimet më makina të hapura dhe motor, pasi era than lëkurën dhe krijon çarje. Vishuni me rroba të pambukta dhe të leshta. Meqë janë tendencë kjo është një arsye më shumë për ti veshur ato. Një kombinim i bukur mes shallit, trikos dhe kapuçit do të ngjante shumë bukur te ju.

Mos e zgjasni shumë dushin

Qëndroni sa më larg ngrohëses, kjo pasi ka dy përfitime të rëndësishme e para është se ngrohja e tepërt mbyll poret e lëkurës dhe se lejon që ajo të marr frymë lirisht, e dyta është se kurseni energji. Para se të laheni në vaskën tuaj shtoni 2 lugë çaji vaj nga ai që përdorni për lyerjen e trupit. Lahuni me ujë të vakët dhe përpiquni të mos e zgjasni shumë dushin, pavarësisht se na pëlqen shumë që gjatë kohës së dimrit të rrimë në dush. Këto këshilla janë për të gjithë, pavarësisht klimës dhe mënyrës së jetesës./ZERI/.

Be the first to comment

Leave a Reply