Limaj: Kosova po ndahet

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj konisderon se me ngjarjet e fundit në Mitrovicë, konkretisht ndërtimi i një muri, po ndodh ndarja formale e Kosovës.

Ai në KTV ka thënë se kur bëhet fjalë për tema nacionale duhet që të gjithë të bashkohen dhe të mos lejohet që në vend të krijohen situata të rralla, transmeton Periskopi.

“Kjo Kosovë me pak traditë institucionale për tema nacionale kemi dal më mirë kur jemi ulur së bashku. Është koha të kthehmi në tavolinë për temat nacionale. Kur ka tema nacionale duhet të shfrytëzohen të gjitha kapacitete dhe të mos lejohet të vijnë situata të rralla. Pse të mos mbildhen intelektualët dhe të ndalet kjo situatë që po vjen”, ka thënë Limaj.

Në lidhje me mosliberalizimine vizave dhe demrakcionin me Malin e Zi, Limaj ka potencuar se përgjegjësia dhe arrogance e Qeverisë e ka sjellë vendin në këtë situatë.

“Nuk do të ishte demarkacioni kusht për liberalizim, por nga siguria e tyre që ne bëjmë çka duam për këtë vend dhe qasja pëqr demrakacionin, shkuarja në Bruksel, ka qenë një vetkusht nga Qeveria e Kosovës. Përgjegjësi kryesor për këtë është menaxhimi jo i duhur i situatës. Po të kishte menaxhim më transparentë dhe fleksibil jam i bindur që telashet që i kemi pasur, kurrë nuk do t’I kishim pasur”, ka thënë ai./Periskopi.

Be the first to comment

Leave a Reply