Bie një aeroplan mbi aeroportin e Bazelit, ka viktima dhe të lënduar

Një avion pasagjerësh u rrëzua sot mbi aeroportin e Basel-Mulhouse, duke shkaktuar të paktën një të vdekur, ka njoftuar policia kantonale nga aeroporti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Aksidenti, origjina e të cilit mbetet për t’u përcaktuar, ndodhi në mbrëmje në ora 17:41, duke rezultuar në mbylljen e përkohshme të pistës kryesore të aeroportit.

“Ka një viktimë për momentin”, thanë  drejtuesit e EuroAirport në një deklaratë pa specifikuar numrin e udhëtareve të cilët ishin në aeroplan. Policia e brigadës ajrore është në vendin e ngjarjes duke vazhduar hetimet për incidentin e ndodhur.

Be the first to comment

Leave a Reply