Komuna i “rehaton” qentë endecakë

Para disa muajsh një grumbull i qenve endacakë, e bënë për spital një vajzë në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës. Një dëshmitar kishte deklaruar se dhjetëra qenë që iu vërsulën vajzës. Prindi i viktimës e kishte fajësuar komunën e Prishtinës për mos zgjidhjen e problemit me qenët endacak.

Në qoftë se Komuna nuk ndërmerr diçka për eliminimin e qenve endacakë, do të organizohemi vet për vrasjen e qenve”, kishte thënë ai.

E që këto probleme të minimizohen në kryeqytet, Komuna e Prishtinës, ka shpallur tender për Trajtimin e qenëve endacak në Prishtinë, shkruan Gazeta Monitor.

Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti po planifikon që të bëjë zënien e 600 qenëve me indekson dhe anastetik, zënien e 100 qenëve të tjerë me kafaz si dhe kontrollimin shëndetësor të rreth 200 qenëve me trajtim veterinar i cili dot ë ndiqet në gjashtë faza.

Tenderi do t’i kushtoj komunës së Prishtinës rreth 1 mijë euro dhe pritet të zgjasë 4 muaj. Tenderi do të jetë i hapur deri më 16 dhjetor të këtij Viti.

Be the first to comment

Leave a Reply