Vuri kamerë për të zbuluar nëse ‘cimeri’ po e vidhte, u tmerrua nga gjesti tij pervers (Video)

Gruaja e njohur si Sarah dhe partneri saj, dyshonin se një burrë që ndanin banesën me të në Zelandë të Re, po u hynte në dhomë dhe vidhte, andaj e vendosën një kamerë për të parë çfarë po ndodhë.

Filmi i fshehtë tregoi momentin shokuesi kur ‘cimeri’ pervers hyri në tualetin e tyre, mori brushën e dhëmbëve të saj dhe nisi të fërkojë organin gjenital, transmeton Telegrafi.

Me të parë se çfarë ndodhi, Sarah i ka kërkuar pronarit të shtëpisë t’i kthehet parapagimi për disa muaj, ndërsa këtë njeri e ka kërcënuar se do ta paraqesë në Polici.

“Shkova tek ai me dy brusha dhëmbësh dhe e pyeta se çfarë më duhen tani. Ai u bë i kuq si domate, por sillej sikur nuk dinte gjë. Më pas ia hodha fytyrës dhe u largova”, ka thënë ajo.

“I kam fiksim brushat e dhëmbëve, më kënaqin”, është shprehur ky njeri i paemëruar, duke mos u bezdis ur me atë që ka bërë.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply