Gjenden katër granata në Matiqan

Policia e Kosovës u njoftua dje në mesditë se në një fushë të lagjes Matiqan në Prishtinë janë të pranishme katër mjete shpërthyese.

Policia mori dje një informatë se në lagjen Matiqan të Prishtinës janë të pranishme në një fushë kaatër granata dore.

Sipas një njoftimi të policisë, forcat e rendit siguruan zonën e rrezikut derisa granatat u tërhoqën nga njësitë e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it.

Largohen katër granata dore, që u gjetën në një fushë në Matiqan

“Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese ,  njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i,  të cilët rreth orës 16:00 kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese ( 4 granata dore),” tregon policia.

Policia po e trajton rastin si gjetje e mjetit të dyshuar shpërthyes.

Be the first to comment

Leave a Reply