Përpjekja e dështuar për të ikur nga burgu përmes një biruce, e la të turpëruar dhe me dhimbje të mëdha (Video)

Ai është lyer me vaj dhe ka dashur të rrëshqasë nëpër hapësirën e vogël që përdoret për t’ju shërbyer ushqimin të burgosurve, transmeton Telegrafi.

Derisa pjesa e sipërme e trupit i ka dalë, pjesa nën bel ishte shumë e gjerë dhe nuk mundte të kalonte në anën tjetër.

Burri që ishte vetëm me brekë, ka filluar të qajë nga dhimbjet dhe i ka alarmuar gardianët. Pasi ata nuk mund ta ndihmonin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët e kanë ndihmuar të lirohet nga vendi ku kishte ngecur.

Por, ai sërish do të hyjë në qeli, madje mbi të rëndon akuza për tentim arratisje dhe dënimit aktual do t’i shtohet edhe një tjetër. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply