Francë: Arrestohen 11 persona, përfshirë shqiptarë, për sulmin me kamion në Nice

Policia franceze i ka ndalur sot 11 persona, të cilët dyshohet se i kishin ofruar ndihmë logjistike, përfshirë dhe armë, tunizianit i cili kreu sulmin me kamion në Ditën e Francës në Nice në 14 korrik të këtij viti. Raportohet se në mesin e të ndaluarve ka edhe shqiptarë

Në këtë sulm u vranë 86 persona.

Arrestimet janë kryer sot.

Agnes Thibault-Lecuivre, nga zyra e prokurorit të Parisit, e cila merret me rastet e terrorizmit, ka thënë se personat e arrestuar vijnë nga Evropa lindore, veçanërisht nga Shqipëria.

Mes tjerash, ata dyshohen për rolin e tyre në furnizim me armë

Be the first to comment

Leave a Reply