Ferizaj nënshkruan me ish futbollistin e Ajaxit (Foto)

Ferizaj ka nënshkruar me maqedonasin, Hristian Denkovski

Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se ka nënshkruar me ish sulmuesin e Ajaxit dhe shumë skuadrave të tjera, Hristian Denkovski.

Ka mbetur që të kompletohet dokumentacioni javën tjetër dhe më pas të nënshkruhet edhe kontrata.

“Skuadra jonë ka arritur të huazojë sulmuesin maqedonas, Denkovskin, i cili ka luajtur për U21 të Maqedonisë, po ashtu edhe për skuadrat e famshme holandeze, Groningen, Ajax dhe Vardarin nga Shkupi. Ka mbetur të rregullohet vetëm dokumentacioni dhe brenda javës pritet të nënshkruaj kontratën me klubin tonë. Ambicjet e Ferizajt janë mbetja në ligë dhe fitimi i Kupës”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Ferizaj. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply