Në një regjion të Iranit, do t’ju vendosen targa edhe deveve

Në provincat Sistan dhe Belucestan të Iranit, do t’ju vendosen targa mbi 130 mijë deveve.

Ky veprim është ndërmarrë për shkak të problemeve të shumta në trafik, që shkaktohen pikërisht nga këto kafshë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht do të regjistrohen 35 mijë deve, ndërsa në fazën e dytë numri tyre do të jetë dyfish më i madh.

“Pas Vitit të Ri, do të bëjmë regjistrimin e çdo deveje që shihet në rrugë, sepse ato janë shkaktare të një numri të madh të aksidenteve, kryesisht gjatë natës”, thuhet në komunikatën e task-forcës që po merret me këtë projekt.

Në këtë formë pritet të parandalohet vjedhja, si dhe hulumtimi i trafikimit të këtyre kafshëve. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply