Premierë: Rezarta Shkurta publikon këngën e re “Gjysma Ime” (Video)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar baladën e saj më të re me titull “Gjysma Ime”.

Këtë projekt, këngëtarja ka treguar se ia dedikon bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, i cili tash e dy vite ndodhet i burgosur larg familjes.

“Gjysma Ime” është realizuar nga Elgit Doda, me orkestrim nga Darko Dimitrov, ndërsa tekstin e ka shkruar Alex.

Videoklipi është mjaft i veçantë dhe është realizuar me mjeshtri nga Max Production. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply