Shefja e BE-së në Kosovë: Bashkimi Evropian ndërton ura, jo mure

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i është përgjigjur deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit, kur e ka pyetur për murin që është ndërtuar tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Ajo ka thënë se BE-ja ndërton ura e jo mure, duke thënë se nuk e përkrahin një gjë të tillë.

“Bashkimi Evropian ndërton ura e jo mure”, ka thënë Apostolova, shkruan lajmi.net.

Sipas saj kjo çështje duhet të vendoset në dialog në mes kryetarëve të komunave veri dhe jug dhe përfaqësuesve të BE-së.

“Ajo që kam pa është pyetje që duhet të vendoset në dialog mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të BE”, ka thënë ajo./Lajmi.net/

 

Be the first to comment

Leave a Reply