Liberta bëhet këngëtare (Video)

Si prezantuese është mjaft e zonja.

Por, edhe si modele dikur Liberta Spahiut ia ka dashur shumë, duke mbetur ende si një nga ikonat e bukurisë shqiptare, shkruan lajmi.net

Ndonëse diplomoi në gjuhë angleze, Libi e ka provuar veten edhe në një tjetër lëmi.

Prezantuesja ka shpërndarë një video në Facebook ku shihet se bashkë me Alaudinin bënin prova për program të vitit të ri, në vitin 2011.

Në video Liberta shihej duke kënduar këngën ‘Xhamadani’ dhe i shkonte zëri shumë.

Një tjetër detaj që vërehet është se në përshkrim Liberta ka thënë se ‘u mbytën gjithë jetën duke na kopju’ si dhe ka thënë ‘pini maca ujë’. A thua për kë i ka këto fjalë prezantuesja?!

Be the first to comment

Leave a Reply