Aksident në Ferizaj, një i vdekur e katër të lënduar

Në fshatin Varosh të Ferizajt ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet.

Një automjet është aksidentuar në Varosh dhe sipas dëshmitarëve, që i kanë dërguar edhe fotografi portalit Koha.net, një person ka vdekur, ndërsa katër të tjerë janë lënduar rëndë.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spital.

 

Be the first to comment

Leave a Reply