AP: Aeroplanët rusë në Serbi, bure baruti në Ballkan

Agjencia amerikane e lajmeve, AP raporton se kryeministri serb Aleksandër Vuçiq njoftoi se do të udhëtojë në Moskë që të nënshkruaj një kontratë për të blerë gjashtë aeroplanë luftarak rus, MIG-29

AP vlerëson se kjo mund të kontribuojë në tensionimin e mëtutjeshëm të Ballkanit.

Agjencia, thekson se Serbia porositë MIG-a, në kohën kur Moska po tenton që ta parandalojë këtë pjesë të Evropës që t’i bashkohet institucioneve perëndimore, transmeton lajmi.net.

AP artikullin e ka titulluar “Serbia do të sigurojë aeroplanët luftarakë rusë për të kundërshtuar kërcënimin e NATO-s”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri serb Vuçiq ka thënë se është e nevojshme për Serbinë që të mbroj lirinë dhe sovranitetin e saj.

“Edhe pse zyrtarisht aspiron për anëtarësim në BE, Serbia është duke rrëshqitur në aleatin e saj tradicional sllav Rusinë”, shkruan Associated Press, duke shtuar se Moska është duke bërë përpjekje të mëdha propagandistike ndaj Serbisë që të mbetet sa më larg nga Perëndimi.

Tensionet rajonale janë rritur në tetor, pas akuzave për grusht shtet i cili synohej nga nacionalistët serbë dhe rusë kundër Qeverisë së Malit të Zi ndaj përpjekjeve të saj për t’u bashkuar me NATO-n, përfundon agjencia e SHBA-së. /Lajmi.net/

Be the first to comment

Leave a Reply