Konjufca: Astrit Deharin nuk e vrau shteti, por mungesa e tij

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit ka thënë se si subjekt ata kurrë nuk kanë besuar që në Kosovë do të kidnapohen edhe seancat e Kuvendit.

Ai thotë se seanca e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharin u rrëmbye nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Sipas Konjufcës në një vend ku mafia i hyn në shtëpi Kryeprokurorit nuk pritet asgjë më shumë, raporton periskopi

“Astritin nuk e ka vrarë shteti, por mungesa e tij, pra e ka vra pushteti. Që në fillim me dekret politik, Vetëvendosje u shpall terroriste dhe vazhduan tutje. Deharin e ka vra makineria që strukturat e shtetit që duhet me të mbrojt qytetarët i ka kthyer në struktura që ta marrin jetën”, thotë ai.

“Në atë peticion kërkohen dorëheqje të disa zyrtarëve. Dhe kjo do të duhej të shqyrtohej në seancën e sotme. E pikërisht se po kërkohen këto ju sot e rrëmbyet këtë seancë. Në burgun e Prizrenit vdiq një djalë i shkëlqyeshëm. Vrasësin e tij mund ta identifikojmë lehtë meqë në çastin kua i vdiq ai ndodhej në një institucion që menaxhohet nga qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai./ Periskopi

Be the first to comment

Leave a Reply