Momenti i arrestimit të personit që gjuajti me armë afër ambasadës amerikane në Ankara (Video)

Ambasada amerikane dhe konsullatat e saj në Turqi do të mbahen të mbyllura pasi një person i është afruar ambasadës në Ankara dhe ka shtënë me armë.

Siç kanë thënë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ambasada ka thënë se personi që ka gjuajtur me armë rreth orës 3:50 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale, është paraburgosur nga policia.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se personi i paraburgosur ka nxjerrë një pushkë gjahu të fshehur nën pallton e tij dhe ka shtënë tetë herë.

Ai më pas është ndaluar nga stafi i sigurisë së ambasadës.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet, të cilat thuhet se janë të arrestimit të personit në fjalë.

Be the first to comment

Leave a Reply