23 vjeçari në Drenas vrau veten, në familjen e tij 12 anëtarëshe nuk punon askush

Mbante shami të bardhë në kokë, teksa priste njerëz që i shkonin për ta ngushëlluar për të birin.

Sanija, e zonja ‘shtëpisë’ (ngase nuk plotëson asnjë nga kushtet elementare të jetesës) dridhet e tëra nën lot kur kujton çastin si e gjeti djalin të varur në litar.

“Kishte kohë që fliste, ndihej keq, që nuk kishim asnjë nga kushtet. Ka qenë i vetmi që ka punuar ngapak në privat, por shumë herë nuk ia jepnin pagesat”, thotë ajo për Periskopi.com

Kjo nënë, përveç Patriotit që vrau veten nga skamja, ka edhe nëntë fëmijë të tjerë, nga 28 vjeç më i madhi deri tek i fundit 13 vjeçar.

Nuk marrin asnjë ndihmë nga askush dhe nuk punojnë asnjëri. Madje askush nuk ka mundur të vazhdoj shkollimin për shkak se nuk kanë mundësi financiare.

“Një nga vajzat i ka pas të gjitha notat 5, por nuk kemi pasur mundësi ta dërgojmë në shkollim më tutje. Është pikërisht ajo që ende çdo ditë i shkon të varri vëllait ngase ai mundohej për motrat shumë. Edhe fëmijët e tjerë janë në depresion”, shpjegon Sanija.

‘Shtëpia’ ku banojnë nuk është e tyre, është e xhaxhait të fëmijëve, ndërsa i zoti i shtëpisë nuk punon asgjë, nuk ka ndonjë profesion.

Sanija, që sa mban dhimbjen për humbjen e të birit aq edhe dhimbjen për fëmijët e tjerë, ngase këta të fundit përveç që nuk kanë kushtet për jetës aq edhe për humbjen e vëllait.

Vendi ku banojnë ndodhet ngjitur me xhamin e këtij fshati, ndërsa tek dera e tyre është vendosur një banerë që bënte thirrje për të dal në zgjedhje që u mbajtën në Drenas së fundi. E ky banerë qëllon të jetë i tashmë kryetarit të kësaj komunë, Ramiz Lladrovcit./ Periskopi

*Redaksia posedon numrin e zonjës Sanije për ata që shprehin dëshirë për të ju ndihmuar

Be the first to comment

Leave a Reply