Lëshohet urdhri për arrestimin e Anis Amrit, gjenden shenjat e gishtërinjve në kamion

Dëshmitë e mjeko-ligjorëve nga kamioni, i cili ishte në panairin e Krishtlindjeve në Berlin ku u vranë 12 persona dhe u plagosën rreth 50 persona, tregonë se kamioni u vozitë nga tuniziani, Anis Amri, tha zëdhënësja federale gjermane e prokurorimit, Frauke Keller.

“Sot ne kemi kryer bastisje në disa lokacione në krahinën e Rinit Verior-Vestfalisë dhe Berlin, ku besohet se Anis Amri ka qenë më parë në ato vende”, ka thënë Keller, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, në bazë të gatishmërisë është kontrolluar edhe një autobus në Heilbronn.

“Nuk ka pasur arrestime”, ka shtuar ajo.

Hetuesit, tha Keller, gjithashtu kanë marrë rezultatet e para të mjekësisë ligjore bazuar në inspektimin e kamionëve.

“Shenjat e gishtave janë gjetur në pjesën e jashtme të kamionit, në vendin e shoferit dhe në shtyllën qendrore të kamionit”, ka shtuar Keller.

Në këtë pikë të hetimit, tha ajo, prokuroria supozon se Anis Amri po e ngiste kamionin.

“Sot një urdhër është lëshuar për arrestimin e tij”, ka shpjeguar zëdhënësi i prokurorisë gjermane./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply